Rama si Thaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, Ballkanin e merr Rusia e radikalët

Rusia dhe militantët islamikë munden me zgjanue ndikimin e tyne në vendet e Ballkanit dhe në BE në qoftë se BE’ja nuk i merr në bashkësi, tha kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama.

Përveç kësaj, Rama në nji intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tha se asht në interes të BE’s që të anëtarëson edhe vendet e Ballkanit.

“Në qoftë se na duem nji Europë të sigurt dhe të qëndrueshme asht mirë që BE’ja mos me lanë hapsina. Na nuk duhet me harrue se ka lojtarë të dytë dhe të tretë, që luejnë lojnat e tyne dhe të cilët munden me përfitue në qoftë se BE e len këtë pjesë të Europës në vakuum. Nuk jam tue folë veç për Rusinë, por edhe për islamin radikal”, tha Rama.