Rama takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, qe për çka u bisedue

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u takue sot në Beograd me përfaqësuesit e shqiptarëve nga tri komunat e jugut të Serbisë – Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ashtu edhe siç ishte njoftue, ata diskutuen rreth situatës së përgjithshme të pakicës shqiptare në këto komuna.

Nji nga temat, në këtë takim ishte se qysh duhet me qenë situata politike në atë pjesë të Serbisë, si dhe zhvillimi ekonomik në tri komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarët, raporton Tanjug.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve biseduen me Kryeministrin Rama në lidhje me të gjitha ato siç thonë ata çashtjet e hapuna dhe problemet, me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Serbi.