Rama zbulon nji sekret për atletet, ky asht Presidenti qe i dhuroi atlete ai (foto)

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama asht shpesh herë pjesë e diskutimeve publike edhe për veshjen e tij dhe asht kritikue gjithmonë për këtë fakt.

Rasti i fundit ishte në samitin e Trieste’s, ku Kryeministri shqiptar i veshun me kostum, kishte zgjedh nji palë atlete të bardha.

Por veshja tij ka marrë vëmendje jo vetëm mbrenda Shqipnisë por edhe të liderëve të pranishëm në samit.

Në nji intervistë për “InTv”, Rama ka tregue se edhe Presidentit të Francës Emannuel Macron i kanë ba shumë përshtypje atletet e tij, ndaj i ka kërkue nji palë si ato. Dhe Rama sigurisht që i ka realizue dëshirën.

“Mund t’ju zbuloj dhe nji sekret të vogël, meqë asht hera e parë që vij këtu n’emisionin tuej, që Presidentit te Francës i çova nji palë atlete meqë i pëlqyen shumë atletet e ai tha  ‘due edhe unë nji palë si këto’.

Do këto i thashë apo një palë si këto. ‘jo, si këto’, më tha ‘sepse këto s’,më bajnë’. Sa e ke numrin, 44’ta. Shumë mirë i thashë dhe i çova nji palë atlete dhe ai u gëzue”, tregoi Rama.

Ndër të tjera Kryeministri Rama zbuloi se 46 ishte numri i tij i kambës.

 

macronnn