Rama zbulon shifrat: Qe sa kanë me u rritë rrogat n’Universitet!

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sistemin arsimor aktual, tue deklarue se ata trashëguen nji sistem arsimor që ishte ndërtue vetëm me nji korsi.

Ai i bani komentet gjatë nji takimi me profesorët e Universitetit të Tiranës.

“Kemi trashëgue nji sistem arsimor të ndërtuem enkas me nji korsi. Nga klasa e parë drejt e në universitet”.

Rama tha se rrënuese ishte edhe skema e financimit, e cila simbas tij nuk merrte në konsideratë asnji referencë, por thjesht toleronte universitetet private që të ktheheshin në nji ndërmarrje fitimprumëse.

Gjatë takimit, kryeministri bani publike shifrat mbi rritjen e rrogave në universitet.

Simbas tij, fondi për rritjen e rrogave do të jetë 5 milionë dollarë dhe nga ky fond kanë me përfitue mbi 3600 punëtor.

“Profesori i Universitetit ka me marrë 139 mijë lekë (të vjetra) më shumë në muej. Lektori ka me marrë 103 mijë lekë (të vjetra) ma shumë në muej,” tha Rama.

“Ata që kanë rrogën minimale, që janë strukturat mbështetëse, do të kenë rritjen ma të naltë, me 35 % në të gjithë shtresën horizontale të punëtorëve të këtij shteti”.