Ramadan Ilazi kallxon çka ka me ba Instituti i PDK’s

Drejtori i Institutit për Studime Politike në PDK, Ramadan Ilazi, ka ba me dije se ky institut asht themelue për me i promovue idetë liberale dhe tregun e lirë nëpërmjet hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që me kontribue në avancimin e procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Në nji bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thanë Instituti për Studime Politike ka me mbështetë PDK’n në zhvillimin e kapaciteteve të mbrendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të saj.

Ilazi ka shtue se, krahas kësaj, instituti ka me u angazhue për anëtarësimin e PDK’s në strukturat europiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë, si dhe ka me nxitë dhe ka me promovue nji dialog të hapun brenda partiak dhe në shoqni për rolin e ri që PDK do ta ketë si parti moderne.