Ramadan Ilazi vjen me nji lajm befasues për vizat!

Ramadan Ilazi thotë se vendimi për heqjen e vizave nuk mundet me u  marrë pa e miratue Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupcionit.

Simbas tij, sivjet ka ecë mundësia e përfitimit të heqjes së vizave, përderisa vitin tjetër situata komplikohet edhe ma shumë për shkak të zgjedhjeve në disa shtete të BE’s.

Ramadan Ilazi, i cili së fundmi ka dhanë dorëheqje nga posti i zavendësministrit të Integrimeve Europiane, shprehet i bindun që sivjet ka qenë e mundun t’i hiqen vizat Kosovës, por nji gja e tillë nuk ka ndodh për shkak të mosplotësimit të dy kushteve të vendosuna nga Bashkimi Europian, përkatësisht ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i korrupsionit.

Kështu ka deklarue Ilazi gjatë intervistes për Zërin.

Ilazi ka ba të ditun se tash e tutje ka me qenë këshilltar i jashtëm i kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe ka me i fillue studimet e doktoratës.