Ramadani: Shkrimi i New York Times nuk u kuptue ashtu qysh duhet

“S’po tentoj me vleresue pse, Halili megjithate, asht nji mik i imi. Kjo e deshmon edhe nji deklarim nxitues. Dje e kam ba nji analize te zotit Matoshi, ku ka pase fjale kunderthanese, i kam marre do elemente qe ai vet ashtu i thoshte”, tha ne Rrokum Roll, eksperti i sigurise, Burim Ramadani, rreth reagimit te analisitit Halil Matoshi ndaj nji shkrimi te tij, mbas publikimit te artikullit nga New York Times, ku tha se, Kosova asht toke pjellore e ISIS.

“Asht teper normale, kur New York Times te qet ne balline, qe ndodh per here te pare mbas pamvaresise, normal qe duhet me pase ma shume reagime. Ai shkrim s’asht raport i qeverise amerikane, asht thjesht nji shkrim gazetaresk me hulumtime. Krejt mesazhi i atij shkrimi ka qene: Amerika i ka ndihmue ketij vendi, e ne te njaten kohe ka arrite me depertue edhe Lindja. Edhe pse … a s’asht ashtu a?”, pyeti Ramadani.
“Investoni ma shume ne Kosove, e keni ndihmue me u çlirue, mos e rrezikoni nji vend kur e keni prue deri ketu”, asht mesazhi qe, simbas Ramadanit, NYT ka dashte me ia çue Amerikes.
Per te, pse NYT e ka quejt Kosoven toke te plleshme per ISIS, asht fakti se ne vendin tone nuk ka zhvillim ekonomik, ka ngecje ne shume sfera sociale, ka krim e korrupsion, e keto simbas tij, e bajne Kosoven toke te plleshme per diçka.
“Nese kish pase zhvillim ekonomik, a kishte me u thane Kosova asht toke e plleshme per zhvillim ekonomik? Po!”, u pergjegje vete ne pyetjen qe ngriti.

Ramadani ne vazhdim tha se, duhet me pase kujdes me deklarata ne publik, mbasi nuk duhet me perzie fene me ekstremizmin.

“Jo çdo ekstremist asht xhihadist, e jo çdo xhihadist asht terrorist”, vleresoi ai.

Ramadani ka fole edhe per debatin qe ka shkaktue lojtari i Shqipnisë, Mergim Mavraj, tue mos pranue me veshe fanellen me reklamen e Birres se Pejes.
“A mujna na si shoqni me ba debat, as mos me paragjykue e as mos me sulmue. Duhet me qene i pregaditun qe ka me pase reagime. Keto ekstreme ndikojne me ndodhe ekstreme edhe ma te medhaja”.

Simbas tij, ISIS si organizate ka me u rrxue shume shpejt, por ideologjia e tyne ka rrezik me vazhdue ne bote.