Ramiz Kelmendi don me u ba zv/Kryeministër, por jo me garue me Hajredin Kuçin

ramiz kelmendi

Prej kur posti i zv/Kryeministrit të vendit ka mbet pa njeri, janë përmend disa emna potencial për këtë pozite.

Përveç ministrit aktual të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i interesuem për këtë pozitë asht edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ai në një prononcim për Indeksonline tregoi për garën për pozitën e zv/Kryeministrit që deri para disa javëve e mbante Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kelmendi theksoi se gara e tij s’asht për poste politike dhe se nuk ka nis me zhvillue betejë me askend, duke aludue në Kuçin.

Hajredin Kuçi është profesionist dhe njeri me përvojë në fushën e politikës, kurse unë kam çështje tjera, jam profesionist në ekonomi dhe kam përvojë me ekonomi. Gara siç po quhet, unë mendoj se është ndryshe, është realizim i një premtimi me qëllim të ngritjes së performancës ekonomike të Kosovës, dhe këto dy koncepte nuk bien ndesh, por e fuqizojnë edhe më shumë konceptin qeverisës politik, ekonomik e juridik. Nuk kam nis të zhvilloj betejë apo garë me asnjë person, për arsye se dallojmë mes vete, ai është profesionist për politikë e jurispodencë, unë jam për ekonomi, pra kemi dallime në këtë drejtim, dhe unë nuk po garoj për poste politike”, ka thënë Kelmendi.

Duke folur për takimet e shpeshta të zhvillueme kohëve të fundit me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, Kelmendi tha se këto takime janë zhvillue në aspektin e kontaktit me grupin parlamentar dhe se s’bahet fjalë për afërsi mes tyne, qysh kanë raportue disa media.

Unë nuk kam ndonjë takim më të ngjeshur, por takimet tona janë më të ngjeshura në aspektin e kontaktit me grupin parlamentar për arsye se tash ai është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës edhe ushtrues detyre i PDK-së, e këto kontakte ndoshta po vlerësohen si kontakte të ndryshme. Nuk ka kontakte jashtë kësaj por edhe të kishte kam kënaqësi të jem i ftuar nga kryetari i kuvendit dhe partisë sepse kam mundësi më shumë që të shpreh vizionet e mia sepse vizionet pa mbështetjen e kryetarit dhe kolegëve nuk mund të realizohen”, ka theksuar Kelmendi, tue shtue se baza kryesore e realizimit të vizioneve të tij asht mbështetja e kryetarit, në këtë rast Kadri Veselit.