Ramiz Kelmendi emnohet zavendëskryeministër

Qeveria e Kosovës ban të ditun se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emnimin e Ramiz Kelmendit në postin e zavendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Sot, z. Kelmendi ka me dorëzue mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.