Ramiz Kelmendi jep dorëheqje nga PDK ?

Burime të sigurta të Telegrafit, të afërta me kabinetin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe me Presidentin e ‘Elkos group ETC’, biznismenit Ramiz Kelmendi, marrin vesh se pritet dorëheqja e tij nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ramiz Kelmendi, nji nga biznismenët e fuqishëm kosovar prej inkuadrimit të tij në këtë subjekt politik, e deri më tash ishte shunë aktiv me rekomandime, sygjerime dhe kritika të faktueme në të mirë dhe në funksion të zhvillimit ekonomik.

Burimi në fjalë nuk i ka shpjegue shkaqet që e kanë shty Kelmendin deri te dorëheqja nga funksionet në parti.

Më vonë, mund të ketë një deklaratë ndoshta nga vet deputeti dhe presidenti i Kompanisë ‘Elkos group ETC”, tha ky burim.