Ramiz Kelmendi ka ende dilema a me dal a jo nga PDK !

Deputeti dhe biznismeni Ramiz Kelmendi, i cili asht pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thanë në nji emision televiziv se ka ende dilema nëse ka me u largue ose jo nga partia.

Dilemën e kisha në mes asaj në të qëndroj apo jo. Nuk shoh asnjë gjë të keqe brenda PDK-së. Kam një pozitë brenda grupit parlamentar dhe aty mbizotëron atmosferë e mirë”, ka thanë Kelmendi.

Kelmendi shtoi se kjo Qeveri ka njerëz që e njohin vetëm teorikisht zhvillimin ekonomik, por u mungon përvoja e realizimi praktik.

Koalicioni i madh PDK-LDK, për të cilin edhe unë kam menduar se do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik, por praktikisht po del se kemi një mori njerëzish të arsimuar ekonomikisht, por s’kemi njerëz që e njohin praktikën e zhvillimit ekonomik. Kjo ishte një shqetësim i imi”.

Në këto momente Kosova ka nevojë për dikë që e di se zi bëhet zhvillimi ekonomik”.

Kelmendi foli edhe për premtimet që ii shin ba për pozita që kurrë nuk i mori.

Në momentin kur mua më është premtuar një pozicion i koordinimit pozitiv të disa dikastereve qeveritare në funksion të ngritjes ekonomi, kam menduar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, duke bashkëpunuar me disa ministri”.

Ai asht ankue se në PDK nuk ja vunë veshin sa duhet.

Rekomandimet e mia nuk janë dëgjuar mjaftueshëm”.

Nuk jam i pakënaqur me partinë, sepse kur kam kaluar në PDK kam hyrë si kuadër që ka qenë i nevojshëm për plotësimin e kuadrove brenda partisë”.

E kam parë si mundësi të mirë që të jem pjesë e një ekzekutivi, ku do t’i jepja idetë e mija për zhvillim ekonomik”.