Ramiz Kelmendi kallxon pse i asht ofrue posti i Zv/kryeministrit, po çka premton!

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Mustafa i dinë aftësitë e mia për zhvillim ekonomik, prandaj më asht ofrue posti i zv/kryeministrit”, kështu asht shpreh në nji prononcim për Indeksonline, Ramiz Kelmendi.

Potenciali i tij për zhvillim ekonomik, simbas Kelmendit, asht arsyeja pse i asht ofrue ky post në kohën kur ai nuk asht pjesë e partive në pushtet.

Kelmendi tregon se cili ka me qenë roli i tij në Qeveri mbas emnimit në postin e zv/kryeministrit.

“Unë ka me qenë zv/kryeministër për zhvillim ekonomik dhe ka me u marrë me manxhimin e ministrive qe janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Në nji farë forme do të jem koordinues dhe këshillues me njohunitë qe i kam, me përvojën time dhe me sukseset e mia të cilat kanë me sjellë ndryshime të mëdha qe të gjithë qytetarët i presin dhe kanë deshirë me pa nji shtet të tillë të zhvilluem ekonomikisht”, ka thanë Kelmendi.

Kelmendi ka thanë se ky post nuk ka me ja ndryshue qendrimin për çashtjen e demarkacionit.

“Jo nuk mundet me kushtëzue me votën për demarkacion. Unë e vlerësoj vetën si kuadër për zhvillim politik dhe jo për rehabilitim politik. Nëse liderat politikë pajtohen për këtë version nuk kam arsye mos me votue. Por, nëse dy taborrët vazhdojnë të kenë dallime, unë mbes me shqetësimet e qytetarëve të Rugovës”, ka theksue Kelmendi.

Kelmendi ka premtue se nëse emnohet në këtë post ka me sjellë shumë ndryshime të cilat kanë me i sjellë zhvillim ekonomik vendit.

I pyetun, nëse PDK asht e pajtimit qe ai me u emnue në këtë post, Kelmendi ka thanë se nuk i dinë raportet e marrëveshjes mes partnerëve, por ky post tashma i asht ofrue nga kryeministri Mustafa.

Për emnimin e tij në këtë post, simbas tij, nuk ka kohë të caktueme.