Ramiz Kelmendi kujton rolin e miqëve ndëkombëtarë ndaj Kosovës

ramiz kelmendi

Deputeti dhe biznismeni Ramiz Kelmendi në nji reagim të tij, ka kthye në kujtesë rolin e pazavendësueshëm ndër vite e dekada të miqve ndërkombëtarë, kuadrove shqiptare nëpër botë, dhe personaliteteve tjera të nalta amerikane e europiane, të cilët mbështetën Kosovën, sa herë vendi ynë, që u ba lajm ndërkombëtar qysh nga vitet e okupimit.

Qe reagimi i plotë i Ramiz Kelmendit:
Marrëdhëniet e ndërtuara miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe EU-së nga ana e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova dhe rezistenca e UÇK-së me liderët e saj si Jasharajt e Haradinajt ishin ato që sollën deri tek intervenimi i NATO-së dhe SHBA-ve, e që këto miqësi sit ë tilla, të ndërtuara me kohë, më pas u kurorëzuan me Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kush ishin miqtë tanë? Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptaro-amerikanët si lobues dhe punëtorë të denjë për të avansuar çështjen shqiptare. Një pjesë e madhe e senatorëve, kongresistëve, siç ishin Diogardi, Bob Dol dhe të tjerë që duhet të përmenden. Pastaj shqiptaro-amerikanët, Geci dhe shumë të tjerë që duhet mos harruar, e të cilët punuan palodhshëm e një pjesë e të cilëve sot janë të pensionuar apo edhe kanë vdekur.