Ramiz Kelmendi largohet nga PDK

Deputeti Ramiz Kelmendi asht largue nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kelmendi tha për Express se prej sot s’asht ma në PDK.

Ai tha se asht largue mbasi nuk i asht plotësue kërkesa e tij për me qenë pjesë e Qeverisë.

Më nuk jam në PDK. Sot kam dhënë dorëheqje. Arsyeja është se kjo parti nuk ka pranuar kërkesën time që të jem pjesë e Qeverisë. Unë në PDK nuk kam hy që të jem vetëm deputet. Këtë pozitë mund ta kisha me cilëndo parti, por qëllimi im ka qenë që të jem pjesë e Qeverisë“, tha Kelmendi.