Ramiz Kelmendi s’e përjashton antarësimin n’LDK

Ish-deputeti i PDK’s, tani i pamvarun, Ramiz Kelmendi, i cili mbramë ka dhanë dorëheqja nga të gjitha pozitat e tij në PDK, gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum, nuk e përjashton mundësinë e anëtarësimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Simbas Kelemendit, arsyeja kryesore e largimit nga partia e Kadri Veselit asht mosdhania e mundësisë për me marrë nji post egzekutiv në Qeveri.

Mirëpo vetë Kadri Veseli nuk ka dashtë me e komentue gjatë largimin e Kelmendit nga radhët e partisë që ai pret me drejtue, por vetëm e ka falenderue për kontributin, tu’ shtue se bashkëpunimi mes tyne për zhvillimin ekonomik të vendit ka me vazhdue edhe në t’ardhmen.

Ndërkaq, i pyetun për mundësinë e shkuemjes së tij në LDK, meqë ambiciet e tij politike janë përtej ulëses së deputetit në Kuvend, Kelmendi thotë se ende nuk e ka mendue t’ardhmen e tij politike.

Nuk jam politikan që nxitohem në veprimet e mija, e nuk kam ba ende plane të tilla, – tha Kelemndi për Televizionin Rrokum, tue mos e përjashtue mundësinë që në t’ardhmen me u kyçë në LDK’n që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa.

Përpara se me kalue në PDK’n që n’atë kohë udhëheqej nga Presidenti aktual, Hashim Thaçi, Ramiz Kelmendi kishte qenë pjesë e Aleancës së Ramush Haradinajt.

Qysh atëherë deputeti Kelmendi kishte shprehë haptazi qendrimin e tij, tue e thanë se ka ardhë në PDK për me marrë nji post në Qeverinë e ardhshme.

E mosrespektimi i marrëveshjes me këtë parti, çoi në ndamjen e tyne politike.