Ramiz Kelmendi shpalos programin: Për 7 vjet e zhdukim papunësinë në Kosovë

Prej 178691 studentëve, 22000 mbesin të papunë tanë jetën me këtë sistem aktual

Ramiz Kelmendi, i ftuem ne Rrokum Roll, ka fole per planprogramin e tij te zhvillimit simbas te cilit, ne periudhe 7 vjeçare s’ka me pase qytetare te papune.

Kete planprogram zhvillimi deputeti dhe biznismeni Ramiz Kelmendi e shpalosi ekskluzivisht ne Rrokum Roll.

“Per me i punesue qytetaret, nuk mjafton me thane veç qe ka me te shti ne pune, por duhet me u zbatue metodat per me u plotesue parakushtet”, tha Kelmendi.

“Qellimi im asht me paraqite detyren dhe me pa se kush mundet me mbeshtete per realizimin e kesaj detyre qe asht voluminoze”.

“Kosova i ka 1 milion e 836 mije banore, prej tyne 926 mije mashkuj dhe 910 mije femna, 459 mije familje, me te ardhuna 250 euro ne muej, perafersisht. Numri i te punesuemve asht 330 mije, qe i bie se nuk e kemi nji njeri te punesuem per familje”, shtoi Kelmendi, derisa paraqiste faktet e tij ne tabele.

Ai ne vazhdim tha se “480 mije hektar ne Kosove jane te punueshme, e pjesa tjeter asht malore, me fjale te tjera 26 ari i takon per krye banori, qe i bie me qene dendesia ma e madhe ne Europe”, tha Kelmendi, tue paraqite kete fakt interesant.

“Sektori publlik i ka 82 mije vende te punes, por s’mundesh me hy ne pune pa dale dikush ne pension ose pa vdeke dikush”, vazhdoi Kelmendi me paraqitjen e statistikave.

“Me hape nji vend pune ne industrine e rande asht prej 700 mije deri ne 1 milion, nese duem me pase industri perpunese”, sqaron Kelmendi.

Ai ka fole per aftesine e qytetareve per me punue.

“Qytetaret kane mundesi dhe jane te afte me punue, por duhet me ndryshue sistemin fiskal dhe me ju krijue mundesite per kete”, thote ai.

“20 mije njerez mbesin pa pune, nese nuk i shtin dikush ne pune ata” , thote Kelmendi tue ju referue statistikave te tij.

Ai ka fole edhe per nivelin e zhvillimit ekonomik dhe ka ba krahasime me vendet europiane.

“100 vjet na duhen me i mberri ata me kete nivel ekonomik, qofte edhe nese ata rrijne ne vend”, ka sqarue Kelmendi.

“Due me u marre me te ardhmen, te kaluemen e kujtoj vec nji dite ne vit”, ishin fjalet e Kelmendit ne Rrokum Roll.