Ramiz Kelmendi synon pozitën e zavendëskryeministrit?

Deputeti i PDK’s, Ramiz Kelmendi, po synon me marrë nji nga pozitat kryesore në Qeverinë e Kosovës të lana bosh nga Hashim Thaçi, i cili sot u betue si President i ri i vendit.

Burime të lajmi.net mbrenda PDK’s kanë ba të ditun se Kelmendi, i cili e kishte lanë AAK’n për me iu bashkue PDK’s në zgjedhjet e kalueme parlamentare, po kërkon post egzekutiv atë të zavendësKryeministrit.

Përndryshe, ditë ma parë Kelmendi tha se ka me u largue nga PDK, por që nuk ndodhi.

Në këto momente Kosova ka nevojë për dikë që e di se zi bëhet zhvillimi ekonomik. Në momentin kur mua më është premtuar një pozicion i koordinimit pozitiv të disa dikastereve qeveritare në funksion të ngritjes ekonomi, kam menduar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik, duke bashkëpunuar me disa ministri”, kishte thanë Kelmendi ditën e nesërm, mbas publikimit të lajmit në media se ai ka me dhanë dorëheqje nga PDK.