Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë nji mesazh para protestës!

Liderat e dy partitë opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma, kanë paralajmërue konferencë sot, nji ditë para protestës.

“Kryetarët e dy partive të boshtit opozitar, AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot do të mbajnë konferencë shtypi.

Konferenca mbahet përpara Teatrit Kombëtar n’ora 14.00″, thuhet në nji njoftim të dërguem nga AAK.

Këto dy parti opozitare nesër, me 14 Maj, do të mbajnë protestë, për të kundërshtue si thonë ata, kapjen e shtetit nga qeveritarët.

Liderat e këtyne dy partive, kohëve të fundit kanë mbajt tubime të shpeshta, në të cilat u kanë ba thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila simbas tyne, do të jetë e qetë dhe paqësore.

Dallimet e shfaquna më 25 Mars, në mes të partive opozitare, kanë nda rrugët Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), në njanën anë, të cilët nuk do të marrin pjesë në protestën e nesërme, dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) e Nisma për Kosovën, n’anën tjetër.