Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, qe çka presin nga protesta e neserme!

rambolimaj

Krenët e dy partive opozitare, AAK e Nisma për Kosovën kanë mbajt nji konferencë për media nji ditë para protestës së paralajmërueme për nesër n’ora 14:00.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thanë se sot kanë dal për me i ba thirrje edhe nji herë qytetarëve që nuk janë të kënaqun me qeverisjen aktuale.
Ai ka thanë se të gjithë ata që e mbështesin kauzën e opozitës, nesër të dalin në shesh dhe të protestojnë në mënyrë paqësorë, deri në tërheqjen e marrëveshjeve.

Ramush Haradinaj i AAK’s tha se opozita do të bashkohet nesër n’ora 14:00 për të kundërshtue qeverinë, si e quejti ai “antikushtetuese”.

“Kundërshtimi opozitar asht i gjallë, do ta detyrojmë qeverinë që të reflektoj dhe nesër do të deshmojmë që ky kundërshtim do të arrijë fuqinë e vet.

Përgaditjet janë krye të gjitha dhe për këtë janë angazhue mija aktivist dhe qytetarë”, ka thanë tutje Haradinaj.

Ai ka theksue se opozita e ka njoftue tashma Policinë e Kosovës për protestën e nesërme, e cila paralajmërohet të jetë paqësore.

Haradinaj përsëriti se protesta e nesërme do të jetë ma e madhe se ndonjiherë.