Ramush Haradinaj e ka nji propozim lidhun me delegatët e “2 Korrikut”

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka kujtue delegatët e 2 Korrikut të vitit 1990, të cilët i ka quejt delegatët e pamvarësisë dhe për të cilët ka thanë se ka me iu sigurue statusi i deputetit.

Statusi i Haradinajt:

Ata janë delegatët e “2 Korrikut të Pavarësisë”

Sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.
111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë.
Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet. 
Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë”, prandaj atyre edhe do tu njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.
Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës.

RH