Ramush Haradinaj kallxon 3 arsye pse duhet me protestue!

ramboooo

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thanë se ka nji mijë aryse për të dalë në protestë, megjithëkëtë ai ka fokusu vetëm tri të atilla.

Me theks të veçantë, Haradinaj ka folë për kapjen e shtetit, marrëveshjeve të Brukselit dhe gjendjes ekonomike.

“Qytetarë të nderuem të Republikës së Kosovës,

Ka njëmijë arsye pse ju duhet të protestoni me 14 Maj, por unë i kam renditur vetëm tri më të fortat;

1. Mospajtim me marrëveshjet e rrezikshme për vendin;

2. Mospajtim me kapjen e shtetit;

3. Mospajtim me gjendjen e rende socio-ekonomike”, ka shkrue Haradinja në Facebook.
AAK ka thirrë protestë për 14 Maj, pa u konsultu me partitë e tjera opozitare.

Mirëpo, pak mbas vendimit në fjalë, Nisma për Kosovën i asht bashkue kësaj proteste, por të kundërtën e ka ba Lëvizja Vetëvendosje, tue mos e perkrahë këtë protestë.