Ramush Haradinaj kallxon çka nuk i pelqen me ba!

ramboo

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, n’emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ka komentu edhe largimin nga partia e tij të deputetes Donika-Kadaj Bujupi.

Ai ka thanë se nuk e di arsyen e dorëheqjes së saj.

“Për besë nuk e di. Kam tentu me kontaktu në telefon, por e ka pasë telefonin e mbyllun. Nuk kam arritë të kontaktoj. E kam provu në momentin kur ka dalë njoftimi se ka dhanë dorëheqje për ta pyet se a asht e vertetë, por nuk kam pasë komunikim”.

Ka shtue se Kadaj-Bujupi asnjiherë nuk ka shfaq pakënaqësi ndaj AAK’s.

“Çdo largim i anëtarëve nga partia nuk asht i mirëseardhun”, ka shtue Haradinaj.

Haradinaj ka komentu edhe zhvillimet e fundit në parlament.

Ka thanë se nuk mund të zhgërryhet në sallën e Kuvendit ngjashëm si Visar Imeri.

Megjithatë, ishte nji prej deputetëve që kanë fishkëllye me filikaçë.

“Filikaça asht e lezetshme”, ka thanë Haradinaj, kur asht pyet se a asht edhe ky sport i vogël.

Ai ka shtue se e vetmja gja që nuk i pëlqen asht tërheqja zvarrë nga policia.