Ramush Haradinaj në hapin final

Ramush Haradinaj, ma në fund, asht shumë afër për me realizue atë që e kërkonte qysh prejse ishte kthy nga Haga – m’u ba Kryeministër i Kosovës.

Prej ores 16:00 ka me fillue seanca me vetëm nji pikë në rëndin e ditës, zgjedhjen e Haradinajt Kryeministër dhe votimin e kabinetit të tij qeveritar, shkruen lajmi.net

Me koalicionin e gjanë me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismën për Kosovën, Aleancën Kosova e Re, të ashtuquejtunën Listën Rugova, që ka vetëm nji votë dhe minoritetet, Haradinaj potencialisht i ka 63 vota – të mjaftueshme për me zgjedh si të kreun e egzekutivit.

Kryetari i AAK’s ka marrë edhe nji garanci të madhe se sot e fiton besimin, mbasi që partneri tij kryesor në koalicion, Kadri Veseli, ka thanë dje se përkundër se ai tashma asht zgjedh Kryetar i Parlamentit, nuk e njeh vetën si të tillë, derisa edhe Haradinaj të zgjedhet Kryeministër.

Atëherë, ka thanë Veseli, mund ta quejmë punë të kryeme konstituimin e institucioneve.