Ramush Haradinaj n’mes grave. Qe sa ju bashkuen!

grateaak

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës përmes nji komunikate ka ba të ditun se sot pjesë e saj janë ba 52 gra.

“Sot n’Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës, kanë aderu 52 gra, të profileve e të profesioneve të ndryshme dhe nga të gjitha pjesët e Kosovës.

Shumë prej tyne janë me shkollim superior dhe deri me sot të paangazhueme politikisht”, thuhet në njoftimin e AAK’s.

Kreu i AAK’s ka thanë se anëtarësimi i tyne asht tregues i vlerësimit të punës që po ban si opozitë kjo parti.

“Forcimi i AAK’s me anëtarë të rijë asht nji tregues i vlerësimit të opozitarizmit që po ban kjo parti, si dhe politikave të qarta në interes të qytetarit, pamvarësisht bindjeve politike”, ka thanë Haradinaj.