Ramush Haradinaj: Ofruem partneritet e jo shkrimje!

rambooo

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mohue se koalicioni AAK – Nisma ka damtue kauzën opozitare në vend.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Haradinaj ka thanë se ky koalicion parazgjedhor ka fuqizue opozitarizmin në vend.

Ai ka thanë se nuk po mund t’i kuptojë pse perfaqësuesit e Levizjes Vetëvendosje! japin deklarime se AAK, tue synu bajraktarizmin, damtoi opozitën e bashkueme.

Haradinaj ka ba me dije se bashkëpunimi në mes të AAK’s dhe Nismës ka për qëllim shtimin e presionit ndaj pushtetit për t’ja kthye mandatin qytetarit.

“Ky koalicion asht nji vazhdim i nji bashkëpunimi ekzistues, i cili asht produkt i nji rrugëtimi të deritashëm dhe i domosdoshmënisë si të jemi të bashkuem.

Pra nuk mendoj se ky bashkëpunim asht ndonji damtim, por ky asht nji hap përpara për ta fuqizue opozitën në Kosovë”, ka thanë Haradinaj.