Ramush Haradinaj, qe çka thotë për Isen e Hashimin!

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj ka leshue akuza të reja në drejtim të Presidentit e Kryeministrit.

Ka thanë se Hashimi e Isa e kanë shndërru Kosovën në poligon të mashtrimit e korrupcionit.
Ka thanë se sa janë të këqij këta dy njerëz e kanë kuptu edhe miqtë e Kosovës.

“Thaçi e Isa e kanë ba Kosovën poligon të mashtrimit e korrupcionit. Kosovën kanë lanë pa pensione. Pa sigurim shendetësor. Kështu nuk shkon ma”, ka thanë Haradinaj.

“Kosova asht Kosovë edhe në Veri. Trepça asht Kosovë. Ujëmani asht Kosovë. Brezovica asht Kosovë. Rugova asht Kosovë. Kosova asht deri në Çakorr”, ka thanë ai.

Këto komente Haradinaj i ka ba në tubimin mobilizues të Opozitës që po mbahet sot në Prishtinë.