Ramush Haradinaj, qe kush po e rrezikon Kosovën

ramushiiiiii

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj ka thanë se me pjesëmarrjen e krejt këtyne protestuesve Kosova po tregon se asht gjallë.

Ka thanë se Kosova po përjeton trazina prej pushtetarëve të korruptuem që po e humbin shpresën e qytetarëve.

Udhëheqësi i AAK’s ka thanë se rreziku ma i madh vjen prej fqijëve dhe nga Qeveria e Kosovës.

“Kosova sot prapë asht trazueme, trazohet nga Serbia, por trazimin ma të madh e kemi prej pushtetarëve të korruptuem që po ja humbin shpresën qytetarit”, ka thanë Haradinaj.

“Kosova sot i ka dy rreziqe: E para asht nga ndërhymjet nga fqinjët dhe e dyta nga Qeveria”.