Haradinaj: Nuk zhagitem si Visar Ymeri, jam gjeneratë e Adem Jasharit!

ramboo

Kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj pak minuta para se të anulohet protesta e thirrun për nesër, ka godit randë me deklarata Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj Visar Ymeri.

Haradinaj ka deklaru se ai asnjiherë nuk do të lejonte të zhgërryhet me policë sikurse ka vepru Visar Ymeri dhe deputetë tjerë të tij.

Ai nuk ka komentu direkt konfliktin mes Rexhep Selimit me pjesëtarët e sigurimit, por ka thanë se ai vet nuk do të rrihej asnjiherë me ndonji policë.

Për këto, ai thotë tue ketë ba me dije gjithnji partnereve opozitarë, që simbas tij “ata janë gjeneratë tjetër”.

“Unë para se me gjuejt gaz, kam gjuejtë antitank. Njiherë më ka prekë rusi me dorë, e dini ju se si jam përgjigjë. Nuk jam si Visar Ymeri e të tjerët që çkryhen në Kuvend. Unë jam gjeneratë e Adem Jasharit, nuk hi me sporte të vogla, nuk hi me u rrah me polic temin” ka thanë ndër të tjera Haradinaj.