Ramush Haradinajt po i vjen keq për diçka

Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ka ngecë në aspektin e barazisë gjinore pamvarësisht se viteve të fundit ka pasë pak progres në këtë drejtim.

Këtë deklaratë, Haradinaj e bani gjatë tryezës ku u lansue Komentari i Ligjit për Barazi Gjinore

“Randësia e barazisë gjinore ka me qenë sfidë gjatë për neve. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhë, mirëpo e dijmë që ende ngecim si Kosovës. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyne janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazue në normativën ligjore shprehi gadishmëninë time që të përkrahi femnën në barazinë gjinore, të drejtën e femnës në të gjitha ato tema që janë me randësi”, ka thanë kryeministri.

Haradinaj tha se shpreh keqardhjen që në Qeverinë e tij ka pak femna, mirëpo siç ka thanë, kjo nuk ka me pengue atë me punue me seriozitet me përparue barazia gjinore në Kosovë.

Shperndaje në: