Raport i OKB’s. Qe ku janë shpërnda shqiptarët nëpër botë!

Simbas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkueme (OKB), pjesa ma e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi ma të mira sociale.

Simbas të dhanave të bame publike nga OKB dhe me përpunimin e PewResearchCenter asht hartue harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Në vitin 2015, harta tregon se 1 120 000 shqiptarë, të lindun në Shqipni, jetojnë në vende të tjera.

Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkueme me 80 mijë.

Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë në secilin vend dhe në Mbretninë e bashkuem 10 mijë.

Simbas censusit të fundit të INSTAT’it, rezidentë në Shqipni janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikë jashtë perbajnë tashma 40% të atyne që banojnë në vend.
Nji tjetër rekord ishin aplikimet për lotarinë amerikane, që në vitin 2015 arritën në 200 mijë.

Simbas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin ma të fundit të emigrantëve shqiptarë.

 

shqiptaret

 

2-albaniaaa