Raport shokues: Qe sa persona ekzekutoi Kim Jong-un!

Diktatori i Koresë së Veriut i Kim Jong-un ka urdhnue vrasjen e ma shumë 300 njerëzve që kur mori pushtetin në vitin 2011.

Nji raporti i ri, i hartuem nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, pretendon se diktatori koreano-verior Kim Jong-un ka urdhnue ekzekutimin e 340 njerëzve

Raporti thotë se Kim përdor ekzekutimet për me shtrëngue ma fort pushtetin, shkruen The Independent.

Nga personat e ekzekutuem, 140 ishin zyrtarë të naltë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve.

Ekspertët thonë se Kim shfaq nji nivel të naltë brutaliteti.

Për shembull Ministria e Mbrojtjes asht spastrue 5 herë në 5 vjet, ndërsa baba i tij e bani 3 herë në 17 vjet dhe dy prej këtyne herëve, ministrat ndërruen jetë nga mosha.

Në fillim të këtij viti, diktatori ekzekutoi Ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, mbasi nuk ishte sjellë mire gjatë seancës së parlamentit.

Ndërsa në Maj 2015, Ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para njI publiku, mes të cilit edhe familja e tij.

Ekspertët thonë se Kim Jong -un asht i dëshpëruem me tregue se mund të jetë nji lider i madh dhe për me ba këtë, duhet me tregue me forcë dhe mes ndihmësve të tij se shefi asht ai