Raport tronditës. Qe me çka asht e mbulueme Shqipnia!

Ndërkohë në Tiranë ka nji debat mes ministrit të Mbrendshëm dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nëse fotot e plantacioneve me kanabis janë të manipulueme apo jo, të dhanat që vijnë nga Italia janë të frigshme.

Simbas Corriere della Sera, plantacionet e drogës janë dyfishue mbrenda dy viteve.

Simbas kësaj gazete, biznisi kriminal i kanabisit, që qarkullon miliarda euro, për herë të parë e ka thye murin e 1 mijë tonëve në vit.

Gazeta i referohet nji raporti të Guardia di Finanza, që thotë se në Shqipni në vitin 2015 kishte plot 1200 plantacione droge.

“Nëse në vitet 2013/2014, kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tash gjanat kanë ndryshue: klanet janë spostue në zonën e Shkodrës, ma të vështirë për me u kontrollue”.

Në gazetë thuhet se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA’të.

 

canabis