Raportet e Amerikës ndaj Kosovës s’kanë me ndryshue mbas zgjedhjes së Trump’it president

republican-presidential-candidate-donald

Në agjendën e presidentit të ri amerikan, Serbia nuk asht në kreun e prioriteteve, kurse pritjet e mëdha në opinionin publik atje janë plotësisht të paarsyeshme.

Kështu ka thanë Dragan Djukanovic, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme, i cili ka thanë për mediat serbe se aspiratat e opinionit publik kanë shkue shumë larg.

“Niveli i pritjes së opinionit në Serbi nuk asht në korniza te politikës së jashtme amerikane ndaj Ballkanit. Pritjet janë tejet të mëdha dhe joreale. Duhet vet me definue politikën tonë, e jo me u bazue në pshtimtarët e jashtëm”, thekson Djukanovic.

I pyetun se a munden me ndryshue raportet e Amerikës ndaj Kosovës, Djukanovic thekson se nji gja e tillë nuk mundet me ndodh.

“Ndoshta raportet në relacionin Washington-Beograd munden me qenë ma të relaksueme, por nuk ka me pasë risi të mëdha”, ka thanë ai.

Në Serbi ka pasë entuziazëm të madh mbas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.