Raporti amerikan: Ky asht hapi i Serbisë për Kosovën

Serbia duhet me njoftë Pamvarësinë e Kosovës në mënyrë që t’arrihet nji paqe e qëndrueshme në rajon, dhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndryshue formatin, asht vlerësue në raportin e Institutit për studimin e të drejtave të njeriut në Universitetin Amerikan të Columbias.
Lexone raportin e plotë

Në raportin e zbatimit të dialogut Kosovë-Serbi është propozuar që temat e bisedimeve të jenë transparente, dhe të transmetohen me efikasitet te komuniteti ndërkombëtar duke përfshirë edhe rolin e Amerikës.

“Nëse Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në kapitulli 35 është i qartë. Beogradi nuk do të bëj progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh Kosovën. Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë me Brukselin në lidhje me rrugën drejt BE-së. Presidetni serb u kërkoi serbëve që të përballen me realitetin dhe të merren me situatën në Kosovë. Sigurisht është e vështirë për tu negociuar njohja, por kjo duhet të ndodhë, dhe është rruga e vetme drejt përparimit.

Sipas raportit komuniteti ndërkombëtar duhet të bëj më shumë, duke rekomanduar një ndikim më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne sugjerojmë që dialogu të vazhdojë në një afat prej 18 muajsh me mundësi të zgjatjes për gjashtë muaj, por jo më shumë se kaq. BE-ja duhet të vendos që të dërgoj një të dërguar të posaçëm. Mogherini ende mund të luajë një rol ceremonial, por kërkohet një negoaciator me përvojë për të marrë drejtimin”, thuhet në raport.

Dy emrat e propozuar në këtë raport janë Wolfgang Schauble, dhe Condoleeza Rize e cila sipas raportit ka përvojë në Ballkan.

Ky raport tutje bën të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është i interesuar për popullin serbë.

Shperndaje në: