Raporti amerikan parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia

Nji raport rreth dialogut të Kosovës me Serbinë nga drejtori i Programit të Ndërtimit të Paqes dhe të drejtave, David Phillips, në Universitetin e Columbias, ka propozue që dy shtetet duhet me caktue pikat kryesore në dialog dhe të ketë nji afat të fundit për me përfundue ky dialog – jo ma larg se dy vjet.

Po ashtu, raporti gjen se Serbia duhet me njoftë Kosovën.

Raporti thekson edhe nevojën që aktorë ma të fortë të bahen pjesë e dialogut, sidomos nji rol ma të fortë duhet me luejtë Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Phillips, në nji intervistë të tij, ka thanë gjithashtu se “duhet të pregaditet nji skenar ku gjitha palët fitojnë. Ku njohja e Pamvarësisë së Kosovës duhet me çue drejt normalizimit të marrëdhanieve dypalëshe dhe integrimin e të dyja vendeve në institucionet Euro-atlantike”.

 

Shperndaje në: