Raporti i Ban Ki-moon: Kritika ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi

bankimonn

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, asht deklarue lidhun me raportin e tij tremujor për Kosovën. Në këtë raport që pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e që ka me u mbajtë më 25 Shtator, janë paraqitë ngecje në realizimin e marrëveshjeve të nënshkrueme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në këtë raport ka paraqitë ngecje në realizimin e marrëveshjeve të nënshkrueme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ban në këtë raport ka sqarue se situata jo e mirë në Kosovë, protestat e opozitës si dhe zgjedhjet e parakohshme në Serbi, kanë ndikue edhe në vonesat e zbatimit të këtyne marrëveshjeve.

“Situata e tensionueme politike dhe protestat e opozitës kanë ndikue në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikue në vëmendjen e Beogradit”, thuhet në këtë raport tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB’s.

Ai përmes këtij raporti ka kërkue nga të dyja palët që me kallxue gadishmëni dhe me qenë ma kreativ e fleksibil në arritjen e përparimit në raport me normalizimin e marrëdhanieve mes dy vendeve.