Raporti i CIA: Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia me aleancë ortodokse kundër shqiptarëve?

Nëse SHBA’ja vazhdon me përkrahjen e pa rezervë të shqiptarëve, e nëse BE’ja hesht edhe ma tej ndaj projektit të Shqipnisë së madhe, kjo ka me çue te formimi i Aleancës ortodokse të Serbisë, Greqisë, Bulgarisë e Maqedonisë kundër shqiptarëve , e ndoshta nga kjo ka me u shkaktue edhe Lufta e tretë ballkanike.
Ky ast përfundimi i raportit ma të ri të CIA’s për gjendjen në rajon, në të cilin, simbas asaj që përcjell gazeta e Beogradit Kurir, administrata në Washington tërheq vërejtjen se përkrahja e matejme e fuqishme për shqiptarët, kishte me i shtye sllavët e në përqafim të Rusisë.
Informatorët në raportin e vet tërheqin vëmendjen se asht krejtësisht e mundshme që Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të krijojnë aleancë ortodokse!
“Analistë amerikanë shkruejnë se shtetet ballkanike, territoret e të cilave janë të rrezikueme me projektin e Shqipnisë së madhe, nuk kane me qëndrue duerkryq e me shikue të qetë se qysh shqiptarët ia marrin territoret. Aq ma tepër, ata janë të bindun se në rast nevoje serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit kane me i bashkue forcat kundër shqiptarëve. Në këtë rast,Ballkani do shndërrohej në rajon sikur Lindja e Mesme e s’asht në interes të askujt, as të SHBA’ve”, thotë Kurir, referue qarqeve të informueme diplomatike.
Kjo gazetë shton se në Qeverinë e Serbisë askush nuk ka dashtë me i komentue këto informata. Ndërsa ekspertët thonë se asht krejtësisht i mundun skenari i aleancës ortodokse e ajo ka me qenë ferrë në sytë e Perëndimit.
Analisti Gjorgje Vukadinovic thotë asht logjike reagimi ndaj përpjekjes për formimin e Shqipnisë së madhe dhe shton se tash e ma shumë se dhetë vjet egziston ideja për bashkimin e Ballkanit.