Raporti i policisë për vdekjet e dy fëmive kosovarë në aksident

Në aksidentin fatal, ku humben jetën dy fëmi kosovarë, në autostradën Novi Sad-Suboticë, simbas raportit të policisë të policisë serbe, shkaktar ishe nji person, i cili në ato momente deshti me krye vetvrasje tue i dalë kamionit para.

Raporti i policisë serbe thekson se në momentin kur ka ndodhë akjo, shoferi i kamionit shtetas i Maqedonisë Nikola Dimov (52), asht përpjekë me anashkalue, më këtë rast rimorkiatori e kishe goditë kerrin në të cilën gjendeshin viktimat, Muhamet 8 vjeç dhe Mendim Dvorani 4 vjeç, si dhe baba i tyne i cili asht në gjendje të randë shëndetsore.