Raporti i Progresit: Pa demarkacion s’ka viza, kend po don me ndeshkue BE!

BE nuk ka me i ndeshkue kosovarët, por nëse duhet ndëshkue dikë,  ata janë politikanët që nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhuna për plotësimin e kushteve.

Kështu ka deklarue Shefja e Zyrës së BE’së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, derisa shpalosi raportin e Progresit për Kosovën.

Ajo tregoi se simbas raportit Kosova ende nuk ka përmbush kriterin e parë për viza që asht ai për miratim në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.