Raporti i Progresit për Kosovën, ndëshkim për politikanët, jo për qytetarët e Kosovës

Komisioni Europian edhe këtë vit ka përsëritë vërejtje të shumta në Raportin e Progresit për Kosovën. Zyrtarët e BE’s thonë se ky raport asht ndëshkim për politikanët që nuk kanë krye obligimet. Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi fajëson BE’në për mosliberalizimin e vizave

Vërejtje të shumta për institucionet e Kosovës janë përsëritë edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për këtë vit, shkruen sot Gazeta “Zëri”.

Politizimi i administratës publike, politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pamvaruna, pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike, mungesa e luftimit të krimit të organizuem dhe korrupcionit, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e përparimit të cilësisë së arsimit janë disa nga vërejtjet kryesore që jepen për Kosovën.

Gjithashtu, asht theksue fakti që Kosova për me marrë liberalizimin e vizave duhet me i përmbushë dy kriteret e mbetuna në këtë proces e që janë luftimi i krimit e korrupcionit dhe Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Por, zyrtarët e Bashkimit Europian thonë se ky raport nuk asht ndëshkim për qytetarët e Kosovës, por asht ndëshkim për politikanët, të cilët nuk kanë punue për përmbushjen e kritereve.