Raportuesja për Kosovën vjen n’vendin tonë!

lunacekkk

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka me vizitue sot Kosovën.

Lajmin për vizitën e saj e ka konfirmue Zyra e BE’s në Kosovë, tue njoftue se Lunacek ka me mbajtë nji konferencë për media n’orët e mbasdites.

Lunacek asht nënkryetare e Parlamentit Europian, organ ky i cili ka me vendosë në muejt e ardhshëm lidhun me propozimin e Komisionit Europian për liberalizmin e vizave për Kosovën.