Rasic e ‘godet’ Qeverinë për votat e Listes për Demarkacionin!

Edhe pse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë tue deklarue se i kanë votat e Listës Serbe për me votue Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë perfaqësues të kësaj partie.

Nenad Rasic, deputet i këtij subjekti politik, i ka quejt të pavërteta pretendimet e qeveritarëve se i kanë sigurue votat e tyne, në mënyrë qe me kalue versioni aktual i Demarkacionit.
I kontaktuem nga lajmi.net, deputeti i kësaj partie, Rasic i ka hedh poshtë deklaratat e bame mbramë nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurtë se Lista Serbe ka me votue shenimin e kufinit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet ma shumë se nji vit.

“Nuk asht e vertetë kjo”, ka sqarue Rasic, tue mos i komentue ma shumë deklaratat e bame nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.
Ndërkohë, qeveria shprehet e bindun se i kanë votat për me kalue Demarkacionin.