Rasic: Askush s’ka folë me përfaqësuesit e serbëve n’institucione për ligjin për FAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Progresiste Demokratike (PPD), Nenad Rasic, ka thanë se askush nuk i ka ftue e as konsultue për votimin e ligjit që e shndërron FSK’n në Ushtri të Kosovës.

Kohëve të fundit nuk kemi folur më në Listën Serbe për votimin e FSK për shndërrim në ushtri, mirëpo qëndrimi mbetet siç ka qenë. Askush nuk ka folur për këtë me përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës. kanë pasur një takim ministrat dhe zëvendëskryeministrit mirëpo ka qenë vetëm takim informues ku është prezantuar dhe kaq, bile askush asnjëherë nuk ka folur për atë se çka u është thënë deputetëve për ligjin për FAK”, tha Rasic për Indeksonline sot.

Rasic tha se deri tani nuk kanë paraqit asnji kusht në lidhje me votimin e ligjit që e mundëson FSK’n me u ba ushtri.

Nuk kemi biseduar hiq as me palën kosovare, që do të thotë se nuk kemi paraqitur asnjë kusht, e në këtë rast as biseda e as takim informues nuk kemi pasur. Autoritetet kosovare deri në këtë moment nuk kanë biseduar asnjëherë me serbët dhe nuk e di kush ka folur për përafrim të qëndrimeve, nuk ka përafrim sepse nuk ka as bisedë për këtë”, tha ai.