Rasic: Edhe pse jemi mbrenda Listes Srpska vazhdoj me ruejt pamvaresine e partise time

Nuk ka ndonji oferte te posacme. Kjo ka ndodh nga angazhimet qe jane ba para ketij votimi, tha Rasic lidhun me zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Rasic thekson se asht mbrapa atij qendrimi se Lista Serbe ka fitue me vota te vjedhuna, por qysh thote ai, keshtu u pranue nga instititucionet e Kosoves dhe nga politikanet e PDK’s dhe LDK’s.

 

E se a ka rivalitet mbrenda Listes Serbe, Rasiq tha se normalisht qe ka mbasi qe Lista Serbe u formue nga 4 subjekte politike.

 

“Normale qe ka mendime e interese te ndryshme”, theksoi ai.

 

“Mbasi qe kam punue shume ne institucionet e Kosoves, ideja qe e kam pase une mbrenda GP kane qene te pranueme tone kohen, ndoshta nji aktivitet i imi profesional ka ndikue per autoritetin e mbrendshem ne Listen Srpska”, tregoi Rasic rreth fteses per me qene ai ne kete liste.

 

Rasic theksoi se kjo liste i prezanton serbet e moderuem te Kosoves, te cilet po deshirojne me vazhdue me jetue ne Kosove.

 

“Humbjet e radhes qe i kemi pase rreth prezantimit te ideja politike prej institucioneve ma te nalta te Kosoves ne nivelin rajon apo nivele kombetare, tregojne pjekunine politike te Serbise, e nivelin ma te ulte te perfaqesimit te Kosoves ne rajon apo edhe ma nalte”.

 

“Fjalorin qe po e perdorin politikanet duhen me qene ma pergjegjes apo ne nivelin ma te kulturuem, mos te harrojme qe qytetaret po na kqyrin e nese ata e japin nji shembull te keq te ata, atehere ata cka duhet me ba. Nese deshironi negociata asnji opcion s’asht i perjashtuem, normale qe opozita thote per zgjedhje, zgjedhje kemi me pase patjeter”, tha ai rreth situates ne Kosove tue shtue se pushteti po don me ble kohe.