Rasic: Ende s’ka qendrim zyrtar për Demarkacionin!

Derisa të mos ketë bisedime me zyrtarët e Kosovës rreth marrëveshjes së Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi, pozita e serbëve në institucionet e Kosovës mbetet e pandryshueme, ka thanë deputeti Nenad Rasic.

Ai ka rikujtue se deputetët serbë ende nuk janë ftue në ndonji takim në lidhje me këtë marrëveshje.

“Tash, në këtë moment, nuk ka asnji qendrim zyrtar për demarkacionin. Ende nuk dihet nëse kanë me marrë pjesë në seancën kur demarkacioni ka me u vnue në rend dite , mbasiqë deri te bisedimet që na kemi kërkue nuk ka ardh ende”, ka shtue Rasic.