Rasic konfirmon: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancë

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rasic ka konfirmue për zeri.info se kjo listë përfundimisht nuk ka me marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

I pyetun se pse nuk marrin pjesë, Rasic nuk ka dasht të komentoj ma shumë.

“Asht e vërtet se Lista Serbe nuk ka me marrë pjesë në seancën e sotme. Nuk dëshirojmë të komentojmë ma shumë në këto momente, mirëpo asht zyrtare se nuk marrim pjesë”, ka thanë Rasic për zeri.info.