Rasic: Lista Serbe pa qendrim për FAK’un

nenad-rasic

Derisa zyrtarët e naltë institucional të vendit kanë deklaru se rreth themelimit të Forcave të Armatosuna të Kosovës ka përafrim të qendrimeve me partnerin serb të koalicionit, pala tjetër këtë e mohon.

Deputeti i Listës serbe, Nenad Rashic i ka thanë RTV Dukagjinit se në këtë drejtim ka pasë vetëm nji bisedë, që ai e quejti informative.

“Thënë saktë ka qenë vetëm nji bisedë informative që kryeministri e ka pasë me përfaqësuesit e qeverisë. Në këtë takim vetëm asht dorëzue Ligji për FAK’un, i prezentuem si ligji për Ushtrinë e Kosovës.

Mbas kësaj asgja nuk asht bisedu me zyrtarët e qeverisë.

Mbasi që gazetarët kanë ndigju se kishte nji takim informativ, mund ta citoni takim informativ, dhe kur janë pyet përfaqësuesit e qeverisë, mendoj zv. kryeministri dhe ministri, ata kanë mohue”.

Rashic ka shtu se nuk ka pas takime me ata që do të duhej ta votonin këtë ligj, e që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Kështu, nuk ka pas asnji takim me ne, që do të duhej ta marrim pergjegjësinë e votimit dhe çfarëdo që do të thosha rreth përafrimit të qendrimeve, do të ishte e tepërt”, ka shtue Rasic.

I pyetun se çfarë asht gatishmënia e Listës serbe për themelimin FAK’ut, Rashic ka thanë se nuk mund të kenë qendrim për nji çashtje për të cilën nuk asht bisedue.