Rasic: Vucic nuk e lejon me u krijue FAK

nenad-rasic

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rasic, nuk beson se Kryeministri Aleksandar Vucic ka me i dhanë leje Listës Serbe për me votue Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emnin dhe misionin FSK’s.

Në nji intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, Rasic tha se, Serbia vlerëson që nuk asht në të mirë të serbëve të Kosovës nëse themelohen Forcat e Armatosuna.

“Nuk besoj, në këtë rast, siç thash edhe ma herët, simbas eksperiencës time që kam, Beogradi zyrtar konsideron që nuk asht në interes të serbëve të Kosovës, themelimi i Forcave të Armatosuna”, ka thanë Rasic.