Rastet e dyshimta – QKUK me njoftim për operacionet

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se asht tue u zhvillue normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL dhe Klinikën e Oftalmologjisë.

Ndërkohë, nga dita e Ejte, përkohësisht janë pezullue rastet e operacioneve të planifikueme (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operue në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.

Nga dita e Ejte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportue për dy raste të vdekjeve ndodhuna mbas operacionit.

Menjiherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me i hulumtue “dyshimet” e ngrituna për ndonji parregullsi të mundshme qysh i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.

QKUK, kërkon nga mediat dhe opinioni publik me qenë të kujdesshëm tue lanë hapsinë për hulumtim nga organet kompetente.

Shperndaje në: