Rastet e mëdha të EULEX’it, ‘Drenica’, ‘Apex’, ‘KEK’, ‘Azem Syla’…

Misioni ma i madh i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, ishte thirrë 8 vjet ma parë nga institucionet e Kosovës për me forcue ligjin dhe rendin, por pamvarësisht buxhetit dhe stafit të madh, ky mision asht pritë me ba ma shumë në shtetin që vazhdimisht asht kritikue edhe në raporte ndërkombëtare për korrupsion e krim të organizuem.

Pamvarësisht gjyqtarëve, hetuesve, prokurorëve dhe policëve europianë e amerikanë, që janë marrë me disa raste që kanë përfshi edhe zyrtarë të politikës, pritshmënitë kanë qenë shumë ma të mëdha ndaj këtij misioni.

Rastet ma të mëdha gjyqësore në vend si ai “Drenica”, “MTPT”, “Apex”, “KEK-u” e së fundi edhe i deputetit Azem Syla, i cili asht tue u hetue për krim të organizuem së bashku me 51 persona të tjerë, janë vetëm disa nga rastet gjyqësore, të cilat janë në shqyrtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga radhët e EULEX’it…./Zeri